Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Lajmin e konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.

Lexo edhe:  Inskenimet pa pikë shije të ish-shefit të BIA-s serbe, tash ministër i Policisë: Në mesin e emigrantëve “gjejnë” kapelë me stemën e UÇK-së