Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në Turqi, ka të vdekur

21:27 – Sot

Shpërndaje në

Një shpërthim në një fabrikë raketash dhe eksplozivash në Turqi ka shkaktuar shembjen e një ndërtese të shtunën, duke vrarë të pesë punëtorët brenda, tha një zyrtar.

Shpërthimi ndodhi në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara, tha guvernatori Vasip Sahin.

Sahin tha se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një reaksion kimik gjatë prodhimit të dinamitit. Prokurorët kanë nisur një hetim zyrtar, tha ai.

 

Lexo edhe:  Përfaqësuesit e Lëvizjes për braktisjen e Islamit: 5-6 mijë myslimanë më pak, ka mobilizim në të gjithë vendin