Shpërthen një shok-bombë në veri
“Jepi zë” raportoi vetëm pak orë më parë për një shpërthim me shok-bombë në Mitrovicë të Veriut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.
“Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar shkurt ai.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.