Shpërthen në lot ministrja Haxhiu, në varrimin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-burri
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së vrarë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.
Trupi i pajetë i Hamide Magashit, gruas 35 vjeçe që priste ta lindte këto ditë foshnjën e saj, i është dorëzuar sot familjarëve.
Në ceremonin e varrimit është parë ministrja Haxhiu e shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi.
Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës pranë repartit të Gjinekologjisë, ku ishte e shtrirë. I dyshuari për vrasjen e saj, Sokol Halili, është akoma në arrati.