Shpëlarje parash, hyrje në sisteme kompjuterike- Policia në aksion, kap shtatë persona

Prokuroria Speciale ka njoftuar për një aksion të Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra penale si “hyrje në sisteme kompjuterike”, “mashtrim” dhe “shpëlarje e parave”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se PK-ja ka sekuestruar armë, municion, mjete materiale dhe prova të tjera.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale”.

“Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, përfundon njoftimin.

Lexo edhe:  Bregu i Diellit: Qytetari qel objektin për dritare