Shpejtësi dhe çmenduri: Cllevio dhe shoku i tij vozisin 300 km/h në Rrugën e Kombit

Shpejtësia vrastare merr jetë në Shqipëri. Edhe pse kanë ndodhur dhjetëra aksidente me pasoja tragjike nga shpejtësia, sërish të rinjtë mburren me makinat e tyre.

Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me mbi 300 kilometra në orë.

E gjithë skena ka ndodhur nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej me një mjet tjetër që po i respektonte rregullat e qarkullit.

“O lali, na vrave. Bravo!,”-dëgjohet në video.

Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja, ndëkohë që nga ngjarja e fundit të gjithë po mundohen që të sensibilizojnë të rinjtë që të mos i thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.

VIDEOVIDEO KETU

Lexo edhe:  Plaku nga Drenica që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh