Shpat Kasapi u rrah nga dasmorët, policia jep detaje për rastin në Shkabaj

Të shtunën u raportua se Shpat Kasapi është rrahur në një dasmë për shkak se ishte vonuar. Për rastin policia ka raportuar edhë përmes raportit 24 orësh.

Aty thuhet se fillimisht janë arrestuar tre persona pasi kishin sulmuar shterasin e Mqedonisë së Veriut i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Një nga tre të arrestuarit eshtë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

SULM

Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  “Veprimet e fundit do të ndikojnë në bashkëpunimin tonë”, ShBA godet edhe ministrinë e Sveçlës