Shpalleni gjendjen emergjente tani” – Kërkohet edhe dorëheqja e ministres Haxhiu

Gazetarja e mediumit “Nacionale”, Anita Nikaj, ka vendosur një letër në foltoren e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kërkohet nga shteti që të shpallet gjendje emergjente, raporton Ekonomia Online.

Ajo më pas ka bojkotuar këtë konferencë, me arsyetimin se institucionet kanë dështuar t’i mbrojnë gratë.

Ministrja e Drejtësisë, u pyet edhe nëse e sheh të udhës që të jap dorëheqje pas këtyre rasteve.

“Nëse dorëheqja ime do ta zgjidhte problemin as qe e kisha menduar. Nuk ka ministër të Qeverise qe u angazhua me shumë në këtë drejtim. Cilat janë veprimet që ministrat e Drejtësisë kanë  bërë sa i përket rastit me dhunën në familje. Unë dha dorëheqje, mirëpo kjo nuk e zgjedh problemin. Dorëheqja mund të kemi dhe duhet të kemi raste që personi përgjegjës e ka obligim me kry edhe nuk e kry”, u shpreh Haxhiu.

Lexo edhe:  E trishtë: 13-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash