Shota-Xhulit: I ke pasur pretendimet për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim të miellit

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Xhuli Nura kanë pasur një përplasje tjetër në Big Brother VIP Kosova.

Ato kanë debatuar për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, ku vazhdimisht janë zënë njëra me tjetrën.

Shota u shpreh e lumtur që miku i saj, reperi Stresi, e fitoi Big Brother-in në finalen e madhe dhe jo Xhuli.

Madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.

“Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i ka thënë Shota-Xhulit.

Me këtë ajo iu referuar faktit që Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me komapninë e miellit “M&Sillosi”, për t’u bërë imazh i promovimit të produkteve të tyre

Lexo edhe:  Nëna lajmëron dy djemtë në polici pasi të dytë kishin thika