Short tronditës për Kupën e Botës: Shqipëria ndeshet me Serbinë

Shqipëria i ka mësuar disa nga kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në shortin e hedhur sot në Cyrih të Zvicrës, Shqipëria ka rënë në një grup me Anglinë dhe Serbinë.

Dy kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në Grupin K do të jenë Letonia dhe Andorra.

Evropa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:  Arrestohet një person për mashtrim në Klinë, s’i dha kurrë paratë për kamionin dhe kosën që bleu