Shoqata “Bereqeti” bashkë me Policinë ka shpërndarë ndihma për familjet në fshatrat e thella të Shalës
Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka shpërndarë sot ndihma ushqimore për fshatrat e thella të Shalës.
Këto ndihma përfshinin produkte esenciale si miell, jorganë me jastëkë për disa familje skamnore, dhe me familjarë me nevoja të veçanta
Shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin.
“Bamirës, Allahu ju shperbleftë me të mirat e Tij.”, thuhet në komunikatën e shoqatës.