Shokohen Kaderi e Lumbardhi: A e pa ky i fundit një prej banorëve duke konsumuar lëndë narkotike?

Çifti i shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, Kaderi dhe Lumbardhi kanë zhvilluar një bisedë misterioze, teksa u kuptuan me njëri-tjetrin me kode.

Nga kjo bisedë mbeti e shokuar Kaderi, e cila në momentit kur e kuptoi Lumbardhin se çfarë po i thoshte, nuk e tha as edhe një fjalë teksa mimikat e saj shpjeguan shokimin që po e përjetonte.

Teksa mundoheshin të bisedonin, i shokuar u shprehej edhe Lumbardhi, i cili i tha Kaderit se i tregon “kur të dalim jashtë, për një banor. Kam fat nganjëherë, sot kam pas fat për atë sen që e kam pa. S’ta merr menja, s’ta merr menja”, teksa filloi t’ia shkruante në divan atë që po mundohej t’ia shpjegonte.

“E mora vesh”, i përgjigjet shpejt Kaderi.

Kamerat e shumta të shtëpisë nuk i kapin në plan të parë gjestet e tyre, teksa për një moment kur kamera fokusohet drejt tyre, Lumbardhi kapet duke e prekur pjesën lartë fytyrës, dhe thotë “vetë”, “vetëvetës”.

Kjo ka bërë që fansat e shumtë të reagojnë ashpër në rrjetin social “X”, duke aluduar, pas gjesteve të Lumbardhit, se ky i fundit ka parë dikë nga banorët duke konsumuar drogë brenda shtëpisë.

Megjithatë, në transmetim direkt nuk janë kapur pamje për të cilat fansat pretendojnë.

Lexo edhe:  Synohet të mblidhen mbi 250 mijë dollarë, kaq para u mblodhën deri tani për Luiz Ejllin në fondacionin online