Shok në Cyrih – Boksieri shqiptar e rreh brutalisht djalin e kriminelit serb Arkan

Cyrihu u trondit sot nga një përleshje e dhunshme, ku protagonisti ishte boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, i cili në mes të qytetit ka rrahur djalin e kriminelit famëkeq serb, Željko Ražnatović – Arkan.

Skenat e kapura nga kalimtarët tregojnë momentin dramatik kur Sejdi, pas një debati të ashpër, e godet fuqishëm djalin e Arkanit duke e hedhur përtokë. Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi pas provokimeve verbale, të cilat shpejt u kthyen në grushta.

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë e kanë përshëndetur veprimin e boksierit, ndërsa të tjerë kanë kërkuar që incidenti të mos shihet si akt politik.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet, ndërsa mbetet të shihet nëse ndaj palëve do të ngrihen akuza penale.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën në një aksident në Itali