Shoferi 20 vjeçar e humb kontrollin, del nga rruga në Kamenicë – dërgohet në Emergjencë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në Muqivërrc të Kamenicës, ku një veturë është vetaksidentuar dhe për pasojë shoferi ka përfunduar në spital.

Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se aksidenti erdhi pasi i dyshuari ka humbur kontrollin mbi veturë gjatë lëvizjes, duke u përplasur jashtë rrugës, me ç’rast ka marrë lëndime trupore.

Shoferi, 20-vjeçar është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Lexo edhe:  Gjuajtja me armë në afërsi të Menzës së Studentëve, Policia gjeti 6 gëzhoja – i dyshuari ende në arrati