Shkurte Fejza: Jam këtu për të mbështetur heronjtë tanë që na mbrojtën dhe po gjykohen padrejtësisht

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ishte e pranishme në protestën që u mbajt sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

E veshur me simbole kombëtare dhe të UÇK-së, artistja interpretoi këngën e saj të njohur “Mora fjalë”, përballë mijëra qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen në këtë tubim, duke theksuar se ndodhet aty për të mbështetur “heronjtë që mbrojtën popullin dhe po gjykohen padrejtësisht”.

“Është emocion. Janë të gjithë shqiptarë nga të gjitha trojet, shqiptarë nga të gjitha trevat gjenden këtu për të mbështetur luftëtarët e UÇK, heronjtë tanë, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Për mua është një emocion i veçantë që gjendem këtu dhe të jap kontribut sadopak me këngën time “Mora fjalë”, për t’i kënduar, për t’i mbrojtur ata siç ata na mbrojtën neve.

Dhe faleminderit Shqipërisë për mbështetjen dhe organizimin, sepse shqiptarët kanë nevojë të jenë bashkë, një ditë, shumë ditë, gjithë vitin pse jo, se na mungon kjo, faleminderit”, tha këngëtarja mes të tjerash.

Lexo edhe:  Kjo është 51-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Prizren, i biri e gjeti të varur në garazhin e shtëpisë