Shkrepen armët në një lokal në Fushë Kosovë, një person përfundon i plagosur

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur mbrëmë një lokal në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.Sipas Policisë incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Dy persona fillimisht janë ndeshur fizikisht, ndërsa më vonë dyshohet se janë përdorur dhe armët.

“Si pasojë e një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik mes dy personave, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Rasti është raportuar të këtë ndodhur në një lokal në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Është gazetari Alban Selimi ai që ka qëlluar në vendin e ngjarjes dhe ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur incidenti me armë zjarri.

Lexo edhe:  VV: Dikur Radojçiqit i hiqej fletarresti, tash e kërkon INTERPOL-i