Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dënohet me gati 4 vjet burgim dhe dëbim nga Zvicra
Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet. Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut.
Kjo pasi që në vitin 2019, asokohe si 19 vjeçar, i riu nga Kosova kishte shkaktuar aksident të rëndë.
Siç raporton gazeta 24 heuers.ch, ai ishte i specializuar dhe punonte si mekanik.
I njëjti e kishte huazuar një veturë BMW, me 600 kuajfuqi të cilit ia kishte ndërruar edhe performancat pa ndonjë autorizim paraprak.
Kosovari në Dietikon kishte bërë vozitje të rrezikshme, ku në zonën 60 km/h kishte lëvizur me shpejtësi prej 74 kilometrash në orë.
Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar një vajzë 4 vjeçare, e cila ishte në rrezik për jetën.
Pos, dëbimit i riu duhet të vuajë burgimin prej afro 4 vjetësh (46 muajsh) dhe duhet të paguajë kompensimin për dëmet morale dhe materiale.