Shfuqizohet vendimi që ndalonte punën në temperaturat e lara
Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar mori një vendim që punëtorëve të ndërtimit të ju ndërprehet puna nga ora 11:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave të larta.
Sot kjo ministri ka njoftuar se ky vendim është shfuqizuar, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi është bërë e ditur se nga sot me 20 korrik puna mund të vazhdojë sepse sipas parashikimeve temperaturat do bien.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 20 korrik 2024
Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.
Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.