Shfaqen grafitë të natyrës nacionaliste serbe në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë të natyrës nacionaliste serbe, (kryqi me katër C).

Policia ka bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse.

“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”.

Ndërsa rasti është nën hetime.

Lexo edhe:  Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën polici shqiptar që po kthehej nga puna në shtëpi