Sheshi te Katedralja, nënkryetari i Komunës tregon cili qytet u mor si model

Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga kryetari Përparim Rama, ka shprehur hapur ambiciet që rrugën tashmë të mbyllur nga katedralja e deri te hoteli Grand, ta shndërrojë në shesh për qytetarët.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka deklaruar se modeli të cilin synon ta zbatojë Prishtina, është ai i qytetit Groningen, në Holandë.

Një hapësirë e ngjashme në Groningen ishte shndërruar në shesh vite më parë.

“Groningen para dhe pas!!! Kjo është çka dëshirojmë te arrijmë me sheshin deri tek Katedralja! Na mbështetni. #Prishtina #Rama #Sheshi #Kembesori”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  “Kam me ta ndalu me hy në Gjakovë…”/ 54-vjeçari i del në pritë ish-partneres 38 vjeçare, ndërhyn policia!