Sherri me bullgarët, tifozi i Shkupit lë berberin në gjysmë të punës dhe del të përleshet

Levski i Sofjes arriti të mposhtë Shkupin të enjten me shifrat e pastra 0-2 në një ndeshje, e cila e humbi vëmendjen për shkak të trazirave të shumta mes dy tifozerive. Përplasjet mes ultrasve nisën para, vazhduan gjatë ndeshjes dhe pas saj

Ultrasit shqiptarë të Shkupit u përleshën me bullgarët, ndërsa një tifoz mik mbeti i plagosur me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi 21 tifozë, 19 prej të cilëve nga Bullgaria.

Ndërkohë, një video që është shpërndarë me shpejtësi në rrjet është ajo e një tifozi të Shkupit, që lë berberin dhe me mbulesën në qafë dhe flokët gjysmë të prera, del jashtë sallonit dhe vrapon të përleshet me ultrasit kundërshtarë.

Lexo edhe:  Përleshje taksistësh në aeroportin e Prishtinës