Sherr mes motrave në Ferizaj – E goditën njëra-tjetrën dhe përfunduan në ndalim për dhunë në familje

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë tonë, ku shpeshherë konfliktet mes anëtarëve të familjes përfundojnë me ndërhyrjen e policisë dhe me masa ndëshkuese

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Ferizajt, ku një përplasje fizike mes dy motrave ka rezultuar me ndalimin e tyre për 48 orë nga Prokuroria

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 16:30, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Ferizaj, ku pas një konflikti verbal, Kaltrina Ibrahimi, rreth 27-vjeçaredhe Yllka Ibrahimi, rreth 23-vjeçare – motra mes vete – kanë kaluar në përleshje fizike.

Burimet nga hetuesia konfirmojnë se përplasja nisi kur Kaltrina e ka goditur Yllkën me shuplakë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë. Përplasja ka vazhduar me kapje flokësh, derisa është ndërhyrë prindi i tyre për t’i ndarë.

Rreth orës 23:00, rasti është raportuar në polici dhe njësitet relevante janë përgjigjur duke intervistuar të dyja të dyshuarat.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulmi – Dhunë në familje”, ndërsa me vendim të saj, të dy motrat janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është nën hetime dhe pritet të merret vendim për procedurat e mëtejme.

Lexo edhe:  Lajmi mirë: Bie dukshëm çmimi i naftës në botë, pritet të reflektojë edhe në tregun kosovar