Sherr mes fqinjëve në Skenderaj, 64-vjeçari e kërcënon me armë viktimën

Zënkat e mosmarrëveshjet mes qytetarëve në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht.

Në një sherr së fundi janë përfshirë dy persona nga fshati Klinë e Poshtme në Skenderaj, ku një 64-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar fqinjin e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare, ku i dyshuari ka fillimisht ka ofenduar viktimën, e më pas e ka kërcënuar me armë.

I shqetësuar nga veprimet e fqinjit të tij, 58-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje, teksa ka pohuar motivi që shtyu drejt konfliktit lidhet me disa mosmarrëveshje familjare mes tyre.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë  të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, ndërsa 64-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Valon Syla për foton e Hetemit: Ky është patrioti tipik i Vetëvendosjes