Shembulli i mirë nga një qytetar në Vushtrri, gjen kuletën me para dhe e dorëzon në Polici-kërkohet pronari
Para disa ditësh, në Stacionin Policor në Vushtrri është paraqitur një qytetar, i cili ka dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Shemsi Istrefi” në Vushtrri. Sipas të dhënave fillestare, në portofol ndodhej një sasi e parave, por nuk kishte asnjë dokument identifikues që do të ndihmonte në përcaktimin e pronarit.
Pavarësisht përpjekjeve të policisë për të identifikuar personin që e ka humbur portofolin, deri në këtë moment një gjë e tillë nuk është arritur. Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka publikuar këtë informacion me qëllim që pronari i mundshëm të njoftohet dhe të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ose të kontaktojë policinë në numrin 192.