Shembulli i mirë: Mërgimtari Fitim Gashi dhuron 25.700€ për shërimin e Rigës së vogël
Vogëlushja 10 muajshe, Riga Mani është diagnostifikuar me tumor. Riga e cila vuan nga kanceri në mëlçi, ka dy muaj që po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, derisa mjekët e rekomanduan atë që të drejtohet për trajtim jashtë Kosovës.
Për Rigën u kërkuan urgjentisht 25 mijë euro për t’u trajtuar në një spital turk. Familja e saj sot bëri thirrje ndaj kujtdo që është në gjendje të kontriboj dhe ndihmoj në shërimin e së bijës së tyre.
E zërin e Rigës e dëgjoi edhe një mërgimtar. Mërgimtari Fitim Gashi dhuroi hiç më pak se 25.700€ për shërimin e vogëlushes nga Kosova.
Afaristi Blend Zymi njoftoi në Facebook se mbi 40.000 euro janë siguruar në afat rekord. Edhe institucionet shtetërore janë zotuar për ndarjen e 75 mijë eurove për vogëlushen Mani./Mitropol/