Shembull i mirë: Familja Imeri nga Dumnica e Vushtrrisë ngrit fermën e drerëve, tani numron 1000 krerë
Njëra nga familjet më të njohura në Komunën e Vushtrrisë, por edhe më gjerë është familja Imeri nga Dumnica.
Veprimtaria e kësaj familje përshinë disa sektore, por njëri nga tetë vëllezërit të familjes Imeri ka vendosur t’i kthehet në vendlindjes, shkruan Jepi zë.
Ish komandanti i UÇK-së, Gani Imeri, është kthyer në Dumnicë ku ka ngritur një fermë të drerëve, e para dhe më e madhja në Kosovë.
Imeri ka treguar se në fillim e kishte nisur me 40 drerë, pastaj kishte shtuar edhe 100 tjerë, shkruan jepi zë, ndërsa tani numron 1000 copë drerë.
Imeri në prezentimin e fermës ka treguar se qëllimi i tij për këtë investim ishte edhe të mos boshatiset fshati Dumnicë, si një fshat me një të kaluar historike dhe kontriburdhënës.
Ish komandanti i shquar, ka treguar se ferma përfshinë një hapësirë shumë të madhe, ndërsa e gjitha është ngritur me mjete vetanake të familjes, shkruan Jepi zë.
Ndryshe familja Imeri, ka në pronësi edhe kompaninë gjigante, Ariani Company e cila udhëhiqet nga Naser Imeri dhe përshin disa veprimtari.