Shembull i mirë: Dy mërgimtarë ndihmojnë çdo vit rreth 500 familje në Kosovë me pako ushqimore
Nuk janë të pakta rastet kur bashkëatdhetarët tanë ndihmojnë familjet në nevojë në vendin tona.
Një rast i veçantë është pasi dy mërgimtarë kanë bashkuar forcat për t’i mbështetur rreth 500 familje në Kosovë.
Jeton Tafilaj nga Komuna e Klinës dhe Kastriot Krasniqi nga komuna e Malishëvës kanë ndihmuar së fundi afro 500 familje me pako ushqimore dhe miell.
“Ne jemi dy shokë, që marrim gjithmonë aksione dhe i ndihmojmë rreth 500 familje me pako ushqimore dhe me miell”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Ai ka thënë se qëllimisht nuk i postojnë fotografitë e atyre që i ndihmojnë në rrjete sociale.