Shembull i mirë: Banorët e Tërstenës bëhen bashkë me mërgimtarët në vendlindje

Banorët e fshatit Tërstenë në rajonin e Shalës së Bajgorës kanë dhënë shembullin e mirë të frymës familjare që mbizotëron tek ata.

Sot fshati Tërstenë bashkoi të gjithë, ata që jetojnë në Kosovë por edhe ata në diasporë, shkruan Jepi zë.

Me një atmosferë të mirë, bashkëfshtarët u bashkuan dhe evokuan kujtime të ndryshme në fshatin e tyre të lindjes.

Pjesë e këtij tubimi ishin edhe gjenerata më të reja, të cilët vizituan dhe takuan bashkëqytetarët e tyre nga fshati Tërstenë.

Natyrisht pjesë e këtij eventi ishte edhe flamuri kombëtar që me krenari mbahet dhe ruhet nga banorët e fshatit./ Jepi zë

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston një rus në veri, po konsiderohet i dyshimtë