Shehu që u arrestua sot për posedim të drogës, dikur lahej ‘nudo’ në Big Brother

Këngëtari, Valon Shehu, sot është arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të kokainës.

Shehu, pos si këngëtarë njihet edhe si ish-banorë i Big Brother VIP Albania 1.

Pjesëmarrja e tij në këtë spektakël ishte komentuar mjaftë shumë. Sidomos deklaratat e tij bombastike, e sjelljet shpeshherë të çuditshme.

Për aq sa kishte qëndruar në shtëpinë e monitoruar 24/7 nga kamerat, Shehu kishte vendosur që dushin ta bënte i zhveshur.

Në një intervistë të dhënë pas eliminimit nga BB, kishte thënë:

“Mua më ka bërë përshtypje fakti që atje laheshin të gjithë me brekë, njeriu duhet të lahet siç e ka falur Zoti (qesh). Ajo pjesë e xhamit ishte e akullt dhe nuk dukej gjë, por vajzat kur kalonin zgjateshin të më shikonin zhveshur, mbase ngaqë kanë qëndruar për disa muaj atje brenda, dhe kishin epsh (qesh)”, kishte thënë ai.

Lexo edhe:  Ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës në Dhomën e Bardhë