Sheholli: Dhjetëra persona me maska nga Serbia kanë hyrë në Kosovë

Analisti politik, Fatmir Sheholli ka thejsuar se dhjetëra persona me maska nga Serbia kanë hyrë në Kosovë.

Ai në emisionin Prime Time ka theksuar se serbët kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve dytësore.

“Unë para 40 minuta jam kthyer nga veriu i Kosovës. Por aktivistët e institutit (drejtor i së cilës është Sheholli) janë në teren, dhe se sipas tyre ka njerëz me maska”, tha ai.

Sipas tij, ka informata se Lista Serbe është duke u përgatitur për shpalljen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lexo edhe:  Aksident në Klinë, lëndohen 6 persona