Shefqet Krasniqi: “O Vëllezër, duajeni njëri tjetrin sepse jeta është e shkurt”

Mbrëmë hoxha i njohur, Shefqet Krasniqi, ka promovuar librat e tij të radhës, duke e bërë njëri nga hoxhallarët me më së shumti libra të shkruar.

Ky promovim u bë gjatë iftarit dhe me një pjesënmarrje të madhe të mysafirëve nga të gjitha anët, shkruan Jepi zë.

Gjatë fjalës së tij, hoxhës ju mbushen sytë me lot, pasi njoftoi se edhe vëllai i tij është i sëmurë dhe në prag të vdekjes, kështu shkroi përmes një postimi fotografi i njohur, Arian Mavriqi.

Postimi i plotë i tij:

Lotët e një Dijetari!

Mbrëmë ishim të ftuar nga Dijetari i nderuar Dr.Shefqet Dr. Shefqet Krasniqi per te bere iftar, nderkohe dhe promovonte 3 libra te tij! Gjatë kohës sa nau drejtua te pranishmëve, la një porosi shumë të madhe, gjersa shihej mërzia që kishte gjatë gjithë kohës për vëllanë e tij që gjindej në spital i sëmurë dhe thuajse pranë vdekjes siq thoshte Hoxha i nderuar. Ai na u drejtua: O Vëllezër, duajeni njëri tjetrin sepse jeta është e shkurt, dhe se disa që ishin vitin që shkoj në një iftar si ky, sot nuk janë, prej tyre per shkak të sëmundjes, as vëllau im! Prandaj, ju lus që të keni dashuri dhe respekt për njëri tjetrin sepse jeta eshte e shkurtë! E lusim Allahun, me rahmetin e Tij, tia lehtsoj dhimbjet vëllaut të dr.Shefqetit, dhe te gjithe te sëmuarve të tjerë në këtë Muaj të Bekuar të Ramazanit.

Amin.

Lexo edhe:  Vendet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës