Shefi i Financave në Telekom e quan Haradinajn “magar” dhe “pijanec” pasi kërkoi rrëzimin e Kurtit

Feim Kelmendi, shefi i Financave në Telekom, ka eskaluar kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur Haradinajn “magar” dhe “pijanec”.

Reagimi i Kelmendit ka ardhur pasi kreu u AAK-së ka kërkuar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

“Paguhet me taksa tona si deputet e ditën më të rëndesishme n’vend se të paktën deklarativisht me tregu mbeshtetje për Kryeministrin përballë Serbisë mundohet me dobësu pozitën e tij”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju paska skuq fytyra tuj pi raki sikur do pijaneca që rrishin ktyneherë gjithë ditën tuj pi para shitoreve”.

Gjashtë muaj më parë Kelmendi ishte zgjedhur Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës.

Megjithëse Bordi i Drejtorëve konstatonte se i gjithë procesi i rekrutimi për këtë pozitë kishte qenë i rregullt, Kelmendi del të ishte një përkrahës i ‘zjarrtë’ i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka aktualisht ka pushtetin.

Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi.

Në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2.

Lexo edhe:  Kryeministri Albin Kurti e shijon Golden Eagle