Shefi i EULEX-it i shqetësuar me zhvillimet në veri: Po monitorojmë situatën

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se është i shqetësuar me situatën e djeshme në veri të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëpërmbajtur, derisa ka bërë me dije se janë duke monitoruar situatën bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“I shqetësuar me incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe secili duhet të jetë i qetë dhe të tregojë vetëpërmbajtje. EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo edhe:  Kamioni humb kontrollin dhe godet 11 vetura në Veternik - dyshohet për disa të lënduar edhe rëndë