Serbi tenton ta kalojë me veturë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndalohet nga Policia

Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar.

Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për cfarë arsye ka tentuar të kalojë në urën që është e bllokuar ishte se nuk ky peron nuk ishte nga Mitrovica dhe nuk i dinte rrugët.

“Nuk jam nga Mitrovica, GPS-i më tregoi rrugën prandaj edhe unë tentova ta kalojë urën”, tha ai.

Rikujtojmë se kjo urë është e bllokuar në vitin 1999 dhe nuk është hapur për kalim.

Lexo edhe:  Ky është burri rreth të 70-ve që dyshohet se i dha fund jetës në Klinë