Serbi akuzon Njësinë Speciale se e rrahen, deklarohen nga Policia e Kosovës

Portali serb nga Kosova, Kosovo Online ka publikuar një artikull ku pretendohet se të shtunën, pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës kanë rrahur serbin Vlad Babudovac nga fshati Bube afër Zubin Potokut dhe i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë në veri lidhur me rastin dhe është bërë e ditur se është denoncuar nga personi në fjalë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Sinjalin se “Policia e ka pranuar një ankesë prej qytetarit në fjalë dhe e kemi përgatitur rastin për IPK.”

Lexo edhe:  Kimete Berisha, hoxhë Mazllamit: Provo dil cullak, grahi Mercedesit e shuj