Serbët thërrasin protestë masive të enjten në Rudar

Shtabi i krizave së popullit serb nga veriu i Kosovës ka ftuar serbët në protestë më 22 dhjetor në ora 12 në Rudar.

“Për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit, i cili bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada, si dhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, i cili vendosi ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave, ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizave, raporton Kosovo Online.

Siç shtohet, protesta është caktuar për të enjten e datës 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar.

Lexo edhe:  Specialja bastisë shtëpinë e Sylejman Selimit