Serbët protestojnë në Zubin Potok, pretendojnë që dikush po ua dëmton monumentet fetare

Një grup i qytetarëve serb janë tubuar sot në shenjë proteste para stacionit policor në Zubin Potok, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Siç raportojnë mediat lokale serbe, protestuesit po pretendojnë se dikush po ua dëmton monumentet fetare dhe për këtë kërkojnë reagim ndërkombëtar.

Sipas tyre, edhe disa varreza janë dëmtuar nga goditja e plumbave.

Protestuesit janë dëgjuar teksa këndojnë këngë fetare.

Lexo edhe:  Ky është 47-vjeçari i arrestuar në operacionin “Vera”, bashkë me një turk u kapen me mbi 10 kg marihuanë në Prizren