Serbët bllokojnë rrugën e fshatrave të banuara me shqiptarë në Leposaviq, vendosin zhavor në rrugë

Grupet paralele serbe para pak kohësh kanë bllokuar me zhavor rrugën e tri fshatrave të banuara me shqiptarë në Veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” banor i fshatit Cerajë Enver Halili.

Sipas tij serbët kanë vendosur zhavor pak metra larg magjistrales Leposaviq – Mitrovicë.

“Në hyrje të rrugës që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë në Veri, Kushtovë, Bistricë dhe Cerajë, është hedhur zhavor dhe është bllokuar për qarkullim me automjete”, ka thënë Halili ekskluzivishit për Gazeta Blic.

Ai po ashtu ka njoftuar se deri në këto momente situata ka qenë e qetë afër zonës së tyre të banimit.

Ndryshe, tensionimi i situatës në Veri erdhi si rezultat i vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e institucioneve të vendit.

Aktualisht, forca të shtuara të vendit kanë zbarkuar në Veri për të ruajtur sigurinë publike.

Ndërkohë edhe KFOR-i është shprehur i gatshëm për të intervenuar, në rast të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore. /Gazeta Blic

Lexo edhe:  Ky është shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Vushtrri, iku nga vendi i ngjarjes