Sekuestrohen stoli ari dhe para në Fushë Kosovë, i dyshuari tentoi t’i korruptonte zyrtarët policorë

Një person është arrestuar sot në Fushë Kosovë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shume të parave të gatshme.

Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se i dyshuari gjatë arrestimit ka tentuar që t’u ofrojë shuma parash zyrtarëve policorë, me qëllim që t’i shmanget arrestimit.

“Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinës dhe zyrtarët e Fushë Kosovës, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave. Përveç veprës për të cilën u arrestua, i dyshuari S.Sh, (mashkull), ai ngarkohet edhe për ofrim të mitos”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lexo edhe:  Aksidenti me fatalitet në Suharekë, ky është njëri nga viktimat