Sekuestrohen dy vetura në vlerë të 400 mijë eurove

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sot në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.

Aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Lexo edhe:  Rasti i rëndë për familjen Hoxha: Ky është burri që u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan