Së shpejti baba?! Capital T jep përgjigjen e shumëpritur për fansat

Këngëtari i njohur Kapital T ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Arena.

I pyetur për “çështjet” e zemrës, ai u shpreh se është një njeri shumë familjarë dhe se së shpejti e sheh veten e tij të martuar dhe baba.

“E shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe me familjen time”, tha ai.

Kujtojmë se këngëtari dhe modelja e njohur Adrola Dushi përfliten prej kohësh se janë në një lidhje dashurie.

Pak ditë më parë në një intervistë televizive, Adrola nuk e tha emrin e të dashurit të saj, por e la të nënkuptohet kur tha se është në një romancë me djalin më të bukur, ndërsa në sfond ishte një nga këngët e Kapital T.

Lexo edhe:  Pasi ia goditi veturën dhe u largua, Sara poston letrën me mesazhin e sinqertë që ia la shoferi