“S’e dini me kon keni punë, shkoni azil se s’kom me iu lanë vend kun”/ Pejani kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë përballen me ofendime, sharje e kërcënime gjatë kohës që janë në detyrë zyrtare. Në këtë mënyrë atyre iu vështirësohet puna dhe shpesh iu rrezikohet jeta.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Pap Klementi’ në Pejë, ku zyrtarët policorë kishin dalë të intervenojnë pasi kishte ndodhur një aksident trafiku.

Me të dalur në vendin e ngjarjes, ata janë përballur me një person i cili edhe pse s’ishte i përfshirë në aksident, i ka penguar policët të kryejnë punën e tyre.

Në këtë mënyrë ata janë detyruar ta arrestojnë atë, por 30-vjeçari ka vazhduar t’i kërcënojë ata duke i ‘paralajmëruar’ se nuk e dinë me kënd kanë punë dhe nuk do iu lë vend në qytetin e Pejës.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. 30-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  “Raiffeisen” lidhje të ngushta me Rusinë, SHBA-ja paralajmëron se do t’ia bllokojë transaksionet me dollarë