SBAShK-u zhvillon bisedime për pezullim ose vazhdim të grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) janë duke diskutuar me rreth çështjes së grevës në arsim.
Reshit Kushaj nga SBAShK ka konfirmuar për KALXXO.com se janë duke diskutuar pezullimin e grevës ose për veprimet e tjera sindikale.
“Ne jemi duke konsultuar anëtarësinë sindikale që është ne grevë dhe pas marrjes se përgjigjeve prej tyre, ne do te njoftojmë mediat e opinionin qoftë për pezullim greve, qoftë për veprimet e mëtutjeshme sindikale” – ka thënë Kushaj.
Greva në sektorin publik dhe në arsim ka filluar më 25 gusht 2022.
Një numër i madh i mësimdhënësve vazhdojnë të jenë në grevë, ndërsa viti shkollor 2022/23 ka filluar në disa shkolla.