Santiana për prekjen e Bucit: S’kam qenë e vetëdijshme, e kam pasur nga pas

Santiana e Buci ndër më të komentuarit e “Big Brother VIP Kosova”.
E gjitha kjo, pas një prekje të Bucit, shkruan lajmi.net.

Mbrëmjen e kaluar, tre të nominuarit kanë zhvilluar darkën e tyre përball banorëve të tjerë.

Një ndër pyetjet që shkaktoji shumë interes ishte drejtuar Santianës, e cila u pyet për mungesën e reagimit të saj ndaj sjelljeve fizike të Bucit.

“Pse nuk u shfaq ndonjë reagim i jotja kur Buci të afrohej fizikisht, ndryshe nga mbrëmë kur reagove për një koment?”, thuhej në pyetjen.

Kjo pyetje bëri që Santiana të shpjegojë pozicionin e saj.

“Sa i përket atyre momenteve me Bucin, nuk kam qenë e vetëdijshme për prekjet sepse ai e ka bërë në mënyrë që unë nuk kam mundur ta vërej, dhe kjo ka ndodhur vetëm një herë. Është diçka që mund të konfirmohet dhe është parë në videot e emisionit”, u shpreh ajo duke sqaruar situatën.

Kjo përgjigje e Santianës u mor me interes të veçantë, pasi të gjithë janë mësuar të shohin reagimet e saj të menjëhershme dhe të qarta në situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Santiana, Buci dhe Blerando ndodhen në televotim dhe sonte eleminohet njëri nga ta

Lexo edhe:  “Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampion” – Zhaklin Lekatari mbështet Meritonin