Kurti e Vitia i shkojnë për vizitë në QKUK motrës së deputetes së VV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme kanë vizituar 23 vjeçaren, Elza Ujkani.
Ajo ditën e djeshme pësoi lëndime pasi e zuri kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës.

Ujkani ditën e djeshme është dërguar menjëherë në urgjencën e QKUK-së, për të marrë trajtimet e duhura, kurse gjatë mbrëmjës të së enjtes i është nënshtruar një operacioni.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë detaje lidhur me shembjen e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare.Sipas Policisë, çatia ka rënë si pasojë e erërave të forta.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe vetë motra e Elzës, Fjolla përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, ka shkruar deputetja e VV-së.

Lexo edhe:  3 vrasje për pak ditë në Kosovë, kërkohet orë policore