Santiana për deklaratën e Edonës në Beograd: Jam shoku, mua s’ma ndërron prejardhjen asnjë çmim

Shumë banorë që brenda Big Brother VIP Kosova 2 mendonin se kishin krijuar shoqëri që do të zgjasnin edhe jashtë, me të përfunduar gara kuptuan se diçka e tillë nuk qëndronte.

Në mesin e shumë banorëve të tillë qëndrojnë edhe Edona me Santianën.

Pas një mal ofendimeve që Edona i ka drejtuar Santianës kjo e fundit ka zgjedhur mos t’i komentojë fare.

Mirëpo një koment e pati për deklaratën skandaloze të Edonës të dhënë vite më parë për një televizion serb ku mohonte origjinën.

“Unë s’e kam pa atë intervistë. Kur kam dal jashtë e kam pa dhe jam shoku. Unë jam shqiptare kudo që shkoj. Nuk është asnjë çmim në botë që ka me ma ndërru mua nacionalitetin tim edhe prej kah vij”, tha ajo.

Lexo edhe:  Surpriza e mbrëmshme në BB VIP Albania, ky banor u fut për herë të tretë në shtëpi