Santi-Shqipes: Të njeh krejt Shqipëria nga takimet me meshkuj në TV, erdhe tek ne ta rregullosh imazhin

Konkurrentët gjysmë-finalistë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë t’i përgjigjen pyetjeve pikante të bëra nga publiku.

“A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.

“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që saherë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë”, ka thënë Santiana.

E lidhur me pyetjen reagoi edhe Shqipja, e cila tha se “Santiana sulmon femrat”, por s’mungoi as replikimi nga kjo e fundit.

“Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime meshkuj në TV, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin”, ka thënë Santiana.

Lexo edhe:  Nuk e ftoi në ditëlindje, Labi konfirmon prishjen e miqësisë me Dafina Zeqirin: Mosmirënjohëse!