Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Zejnullah Prokshit.
Sipas tij, Prokshi, i cili ishte eprorë në Brigadën 114, ka qenë “prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar”.
Në vijim mund të gjeni postimin e tij të plotë:
Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, Zejnullah Prokshi.
Zena ishte prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar.
Veprimtarinë në shërbim të vendit e vazhdoi edhe pasluftës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Ngushëllime familjes Prokshi, miqve dhe dashamirëve.