Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Pasdite reshjet do të pushojnë dhe do të ketë intervale kohore me diell, megjithatë ende priten disa zhvillime të rrebesheve lokale të shiut në disa rajone. Do të jetë më freskët për shkak të depërtimit të frontit të ftohtë ajror. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër priten intervale kohore me diell, por pasdite parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Reshje lokale nesër priten edhe në Luginën e Preshevës e më të pakta në Mal të Zi.

Të mërkurën më ngrohtë, me intervale kohore me diell, por pasdite parashihen zhvillime të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e enjta destabilizim edhe më i fortë i atmosferës ku herë pas here priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë

Lexo edhe:  Arrestohet prishtinasi, tentoi ta dhunonte një grua