Sami Lushtaku dorëlirë, ia jep këngëtarit 200 euro bakshish
Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i ka shpërndarë bakshish prej 200 euro një këngëtari, teksa këndonte këngën “Mora Fjalë”.
Në një video e postuar në TikTok, shihet Sami Lushtaku pjesëmarrës gjatë një feste, ku këndohej kënga kushtuar Adem Jasharit “Mora Fjalë” .
E vëmendje mori Sami Lushtaku i cili i ndau bakshish 200 euro këngëtarit.
Videoja u fshi menjëherë nga tiktok, pa asnjë arsye.